Sezoni: ASKUSH NUK DINË SA MYSAFIRË PUSHOJNË NË ULQIN

Ulqin, Ulcinj, Kalaja, Stari grad, PanoramaTë premten e kaluar është publikuar numri i turistëve në të gjithë qytetet bregdetare përveç në Ulqin.

Kështu, për shembull në Budva zyrtarisht pushojnë 62.642 mysafirë apo tetë për qind më shumë se një vit më herët, në Tivar mbi 15 mijë apo 64 për qind më shum se në periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Derisa priten të dhënat zyrtare, të gjithë hamendësojnë me shifra, sidomos nga e premtja kur nisi vala më e madhe e turistëve kah riviera e Ulqinit.

Përndryshe, prej fillimit të sezonit Organizata turistike e Ulqinit akoma asnjëherë nuk ka publikuar numrin e mysafirëve në këtë komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi