Edhe këtë vit turistët që pushojnë në rivierën e Ulqinit më së shpeshti ankohen në dilerët e dhomave. E si mos të ankohen: ky i ashtuquajturi “stop-recepcioni” është fotografia që mysafirët i pret në hyrje të Ulqinit.
Një punëtor i njohur turistik thotë që dilerët aq janë të guximshëm sa që nuk ndalojnë mysafirët vetëm në rrugë, por i rrëmbejnë para hotelit.
Dilerët rrugor kryesisht mbushin objektet që nuk janë të regjistruar. Marrin përqindjen të cilën askush nuk e taton, e poashtu as ofruesit e dhomave.
Vjet dhjetë dilemë janë dënuar në Ulqin. Por, ato rrezikojnë të paguajnë dënimet prej 200 deri në 300 euro, sepse kjo i leverdisë. Dënimin, nëse e marrin, e paguajnë me katër-pesë dhoma që i mbushin më vonë, pjesa tjetër është fitim i pastër.