Vjelja e ullirit është në lulëzim të plotë këto ditë dhe javë në Ulqin. Frutat janë shumë të shëndetshme, ndaj do të ketë shumë vaj në zonën tonë.
Moti i bukur që do të zgjasë edhe pjesën më të madhe të javës së ardhshme është mjaft i favorshëm për ullishtarët.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, është shprehur shumë i kënaqur me mbarëvajtjen e vjeljes, kështu që këto ditë ka vizituar ullishtarët në pronat e tyre në Valdanos.