Koncerti i dytë me radhë, nga gjashtë gjithsej, do të mbahet të shtunën, më 28 janar, në Shkollën e muzikës në Ulqin, me fillim në ora 19.00, njoftohet nga grupi i entuziastëve të cilin e përbëjnë Zenepa Lika, Fatime Buzuku dhe Gjylie Pelingu.
Në këtë koncert do të marrin pjesë Ardit Lika dhe Aksa Muratoviq në violinë, Ema Milla dhe Lejla Sulejmanoviq në piano, sopranoja Ajna Kaleziq, ndërsa korepetitor do të jetë Fatime Buzuku.
Organizatorët e këtyre evenimenteve kulturore kanë thënë se “Sezoni koncertor VIVO” është fillim i kthimit të traditës së mirë, si dhe dëshirë që Ulqini të promovohet edhe në të ardhmen e afërt të bëhet qytet i kulturës.