Për dashamirët e muzikës klasike të premten me 20 Prill do të jetë mbrëmje e paharrueshme.
Në kuadër të sezonit koncertor publiku i Ulqinit do të mund të jetë i pranishëm në koncertin e ansamblit “TIRACELLOS”, të cilin e përbëjnë violonçelistët Pjetër Guralumi, Blerina Durmishaj, Arven Pjetri dhe Herbert Ahmetaj.
Koncerti do të mbahet të premten, në Qendër për kulturë, me fillim në ora 20.