Në këtë sezon punonjësit e Shërbimit komunal për mbrojtje dhe shpëtim kanë intervenuar rreth 210 herë.
Kjo do të thotë se çdo ditë në territorin e komunës në mesatare kishte më shumë se dy intervenime të zjarrfikësve të Ulqinit.
“Duke iu falënderuar këtyre intervenimeve, zjarret janë fikur pa shkaktuar dëme të mëdha materiale”, tha kryetari i Komunës Fatmir Gjeka duke iu falënderuar të punësuarve në atë institucion në profesionalistet dhe sjelle të përgjegjshme.
Përndryshe, zjarrfikësit e Ulqinit gjatë këtij sezon disa herë ndihmuan edhe kolegët e vet në Tivar.