Problemi i bagëtisë në rrugët e Shtojit dhe numri i madh i mushkonjave edhe këtë sezon janë problemet më të mëdha të cilët mund të rrezikojnë ecurinë e tij normale. Për shkak të tufave të mushkonjave të cilët janë paraqitur pas shirave të mëdha, 25 turistë nga dy auto-kampe kanë lëshuar pak kohë më parë Ulqinin. Madje, një turistë morri ndihmën mjekësore mbasi që pati reagim alergjik, shkruan gazeta “Dan”.
Kryetari i shoqatës së qiramarrësve të plazheve Prela Shkrela tha se kompetentët nga Të mirat detare dhe administrata lokale nuk i mbajtën premtimet e dhëna në fillim të sezonit.
“Ne paguajmë taksa të llojllojshme, madje edhe për stërpikjen e mushkonjave por kjo nuk ndodh. Nuk ka as azil për kafshët dhe bagëtitë e lëshuara edhe pse ishte premtuar. Kompetentët vetëm na marrin paratë po nuk bëjnë asgjë që të zgjidhen problemet e mëdha. Kjo nuk ka kuptim dhe kompetentët duhet të reagojnë”, thotë Shkrela.