Në fund të kësaj jave në rivierën e Ulqinit zyrtarisht pushojnë 71 për qind mysafirë më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Organizatës turistike, në Ulqin sot janë regjistruar 3.298 mysafirë, ndërsa vizitën më të mirë e shënojnë akomodimet private ku janë evidentuar madje dy herë më shumë turistë se vitin e kaluar.
Në hotele ka 51 për qind më shumë mysafirë, ndërsa në kampe 37.
Vizita e mirë, siç vlerësojnë punëtorët turistik, do të vazhdojë deri në fund të muajit.
Në shtatë ditët e ardhshme në këtë hapësirë pritet moti shumë i bukur.