Në Rivierën e Ulqinit sot zyrtarisht pushojnë rreth 26 mijë mysafirë të regjistruar, mëson Portali Ul-info. Nëse dihet që numri i mysafirëve të paregjistruar në Ulqin tradicionalisht është të paktën dy herë më i madh, atëherë është lehtë të konstatohet që prej Adës deri në Krruç pushojnë mbi 50 mijë mysafirë.
Për këtë më së miri flasin turmat e njerëzve përgjatë plazhit të madh, ndërsa në Ranë këto ditë është vështirë të gjendet dhoma e lirë.
Punëtorët turistik thonë që kulmi i vërtet pritet me 29 korrik, gjegjësisht ditën e dytë të Bajramit të Ramazanit.