Sezoni në Ulqin: VETËM TË ZGJASË

Saranda BeachËshtë dita e dhjetë prej kur në rivierën e Ulqinit sezoni është në kulmin e plotë. Askush nuk ka të dhëna të sakta, por besohet se në këtë qytet pushojnë rreth 100 mijë njerëz ose pesë herë më shumë se ka banorë Ulqini.

Vërehet se për çdo ditë përmirësohet disponimi i të gjithë atyre të cilët i realizojnë të ardhurat nga kjo degë ekonomike. Të kënaqur ato vetëm shpresojnë që kjo gjendje të zgjasë sa më shumë.

Duke gjykuar nga paralajmërimet, gjatë tërë gushtit duhet të pritet vizita shumë e mirë, ndërsa për hotele do të jetë i suksesshme edhe postsezoni.

Meqenëse vjet ishte një numër i madh i ditëve me shi, që tani është e qartë që rezultatet e këtij sezoni në rivierën e Ulqinit do të jenë shumë më të mirë se në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi