Të dhënat të cilat i publikoj Organizata botërore turistike tregojnë që për turizëm kriza nuk ekziston. Vitin e kaluar në këtë sektor është shënuar rritje prej pesë për qind në nivel botëror, ndërsa rritje e ngjashme pritet edhe këtë vit.
Trendët e njëjta janë edhe në Evropë, si dhe në Mesdhe. Shembulli më i mirë është Greqia e cila vitin e kaluar nga turizmi ka përfituar 12 miliard euro!? Numri i ardhjeve në atë vend vetëm në dy muaj e parë është rritur për 30 për qind. Në këtë më së shumti ka ndikuar ulja e çmimeve.
Edhe ne mund të marrim mësime nga ky shembull. Kjo sigurisht nuk ka të bëj me e çmimin e akomodimit. Së pari, është e nevojshme përgatitja sa më e mirë për festat e një majit.
Deri më 20 prill duhet të mbahet një sërë takimesh të vendimmarrësve me punëtorët turistik, të përgatitet oferta, të bëhet marketing i mirë në vendet e regjionit. Për këtë temë më në mund duhet të diskutoj dhe Parlamenti lokal.
Nga kompanitë hotelerike është lajmëruar që rreth një majit në objektet e tyre do të qëndrojnë grupe të mëdha nga Çekia, ndërsa këtë sezon duhet të presim numër më të madh të Rusëve. Pra, sezoni do të jetë i mirë vetëm nëse çdokush në kohë dhe mirë e kryen pjesën e vet të punës.