Sezoni turistik në Ulqin: IKIN DITËT E NUMËRUARA

Zhvillimi i deritashëm i sezonit turistik në rivierën e Ulqinit tregon që optimizmi i zyrtarëve nuk ishte i bazuar. Jo vetëm që mysafirë ka më pak se vitin e kaluar, por efektet financiare janë për një të pestën më të dobëta.

Ishte e logjikshme të pritet që për arsye të situatës ekonomike të përkeqësuar në shumicën e shteteve nga të cilët mysafirët vijnë në Ulqin (Kosova, Serbia, Bosnja),që konsumi do të jetë më i vogël, apo që sezoni nuk do të sjell aq të ardhura sa qytetarëve të Ulqinit ju nevojiten që ta kalojnë dimrin, të paguajnë kreditë dhe detyrimet ndaj shtetit. Për këtë arsye tensioni rritet për çdo ditë, sepse ditët e verës janë të numëruara.

Vërtetohet që turizmi ka marrë karakterin vikend sidomos kur bëhet fjalë për mysafirët nga Kosova, përkatësisht mysafirët në Ulqin ka më së shumti të premten, të shtunën dhe të dielën.  Pak ka nga ato që qëndrojnë më shumë se një javë, që dmth turistët qëndrojnë mesatarisht pesë deri në gjashtë ditë.

Viti i kaluar ka treguar që gjatë muaji të Ramazanit do të ketë shumë më pak mysafirë nga Bosnja dhe Hercegovina, por jo dhe nga tregjet tjera.

Shpresa që një valë e madhe do të godas rivierën e Ulqinit mund të pritet vetëm ditën e tretë të Bajramit, përkatësisht me 10 gusht dhe që ashtu do të jetë deri në fund të atij muaji.

Sidoqoftë, në pesë javët e ardhshme do të jetë ngjashëm me atë që kemi ditët e para të korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi