Koncerti i katërt me radhë nga gjithsej gjashtë do të mbahet të shtunën, me 25 mars, në ora 19, në shkollën e muzikës në Ulqin, njoftohet nga grupi i entuziasteve të cilin e përbëjnë Zenepa Lika, Fatime Buzuku dhe Gjylie Pelingu.
Në këtë marrin pjesë tre artistë: Igor Pejoviq dhe Masha Kovaçeviq nga Podgorica dhe Adrian Peroviq në violinë nga Ulqini.
“Sezoni konvertor “VIVO” është fillimi i kthimit të traditës së mirë, si dhe dëshirës që qyteti jonë të promovohet dhe në të ardhmen e afërt të bëhet qytet i kulturës”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.