Sezoni “VIVO”: TË SHTUNËN KONCERTI I TRETË

vivoKoncerti i tretë me radhë nga gjithsej gjashtë do të mbahet të shtunën, me 25 shkurt, në Shkollën e muzikës në Ulqin, njoftohet nga grupi i entuziasteve të cilin e përbëjnë Zenepe Lika, Fatime Buzuku dhe Gjylie Pelingu.

Në këtë “Koncert DUO” marrin pjesë dy artiste: Sllagjana Bozhoviq në flaut dhe Jelena Knezheviq në piano.

“Sezoni i koncerteve “VIVO” është fillim i kthimit të traditës së mirë si dhe dëshirës që qyteti i jonë të promovohet dhe në të ardhmen e afërt të bëhet Ulqin – qytet i kulturës”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…