Koncerti i pestë, përfundimtar, i edicionit të tretë “VIVO” do të mbahet të shtunën, me 4 maj, njoftuan organizatorët.
Në këtë koncert publikut do ti prezantohet kvarteti: në violinë Marko Simoviq dhe Adrian Peroviq, në violë Urosh Lapçeviq dhe në violonçel Dmitry Prokofiev.
Manifestimi do të mbahet në Galerinë e Arteve të Qendrës Kulturore në Ulqin, me fillim në ora 20.