Shtypi amerikan shkruan se Rexhep – Rexhi Dollaku është në listën e “23 investitorëve në ngritje në Luginën e Silikonit”.
Lugina e Silikonit gjendet në Kaliforni dhe është qendra më e rëndësishme e industrisë më bashkëkohore dhe teknologjisë së lartë në planetë.
Rexhep Dollaku është, përndryshe, drejtor i ndërmarrjes “Base10 Partners”.
Lindi në Ulqin, ndërsa diplomoi ekonominë dhe politikën e shëndetit global në universitetin e Harvardit.