SH.P.K. “HB COM”: ME RRITJEN E KVALIFIKIMEVE PROFESIONALE TË PËRMIRËSOHET POZITA E OSI

117709788_3520801284682923_6662197844307755649_oMe qëllimin e zvogëlimit të përjashtimit social të personave me invaliditet dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri SH.P.K. “HB COM në Ulqin në bashkëpunim me OJQ nga Bijello Pole “Potreba-need” iniciuan projektin “Përmirësimi i pozitës së personave me invaliditet”.

Siç thuhet në kumtesën e SH.P.K. “HB COM”, qëllimet do të realizohen përmes rritjes së kvalifikimeve profesionale dhe të punës të personave me invaliditet dhe aftësimin e tyre për punë tek punëdhënësi.

“Me projekt do të përfshihen tetë persona me invaliditet (katër meshkuj dhe katër femra), të cilët kanë shkallë më të lehtë të invaliditeti dhe me gjendje motorike dhe psikofizike që lejon ndjekjen e papenguar të mësimit profesional dhe të ushtrimeve praktike në punët e ndihmës shitësit dhe ndihmës punëtorit në makinën për mbushjen dhe paketimin e mallit me gazra inerte”, shkruan në kumtesë.

Trajnimi do të zhvillohet në hapësirat e realizuesit të projektit SH.P.K. “HB COM” Ulqin.

Projekti “Përmirësimi i pozitës së personave me invaliditet” është i përkrahur nga Enti për Punësim i Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit