Publicisti dhe gazetari Shaban Peraj vlerësoi se liderët shqiptarë në Mal të Zi “nuk janë të vetëdijshëm se tashmë gjithçka e kanë tejkaluar, u ka dalur boja”.
“Të bësh sot koalicion kur gjysma e mandatit ka kaluar, është sikur të bësh koalicion me djallin”, shkruan ai në tekstin autorial në “Koha javore”.
Peraj thotë se kështu u dëshmua se vetëm prijësi i PDS-së është personi që mund të bashkojë krerët e politikës shqiptare këtu në Mal të Zi.
“Të gjitha përpjekjet e bëra para tij nuk dhanë rezultate dhe kjo është një ogur i mire për të kuptuar votuesit se kush i komandon këta, kush i vë për fije të perit kur e lypë nevoja, kush i detyron të përulen e të bëjnë ‘temena’ para prijësit”, shkruan Peraj dhe shton: “Të mashtrosh në tregti, në marrëveshje është tepër e ulët, por të mashtrosh në politikë është mëkat duke e ditur se mëkatarët janë qytetarët, ata që u dhanë votëbesimin”.