Drejtori i Qendrës turistike Kosovës Shkelzen Rizaj vlerësoi se në Rivierën e Ulqinit pushojnë mbi 150 mijë mysafirë, ndërsa rreth 60 për qind janë turistë nga Kosova.
“Të gjithë së bashku shpenzojnë të paktën tre milion euro në ditë”, tha ai për “Vijesti”.
Sipas fjalëve të tija, Ulqini për shkak të politikës së mirë të çmimeve arriti të mund konkurrencën e qyteteve bregdetare nga Shqipëria.
Rizaj apeloi tek organet kompetente që me qëllim të përmirësimit të ofertës turistike të zgjerohet pika kufitare Sukubinë, të formohet ndërmarrja e parkingut dhe të ndërtohen më shumë hotele të kategorisë së lartë.