Sh.Rizaj: NË ULQIN VERUAN MBI 250 MIJË KOSOVARË

Plazhi i vogel, Mala Plaza, PanoramaDrejtori i Lidhjes turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj tha se deri tani në rivierën e Ulqinit veruan më shumë se 250 mijë shtetas të Kosovës të cilët realizuan mbi 2,5 milion fjetje.

“Tek Kosovarët ishte e rëndësishme që Mali i Zi dhe Ulqini njihen si destinacione të sigurta”, tha ai për “Vijesti”.

Rizaj vlerësoi se propaganda turistike e Ulqinit në Kosovë është e dobët, sepse “gjithçka përfshihet në dy-tre ditë fushatë gjatë panairit të turizmit në Prishtinë”.

Sipas fjalëve të tija, turistët kosovarë nuk kanë ankesa në punën e policisë së Ulqinit, por kanë për ngarkesat në komunikacion, parking, pritjet e panevojshme në kufi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi