Shaptafi: ME PUSHTETIN AKTUAL ULQINI RRUGËS TË NGELET PA SPORT

Nevryz ShaptafiËshtë e tepërt të flasim për rëndësinë, në ditët tona moderne apo dixhitale, të sportit, pra për zhvillimin e sporteve për shëndetin fizik dhe mendor të qytetarëve tanë. Kjo vlen edhe për nivelin rekreativ por veçanërisht për nivelin profesional.
Fatkeqësisht, është e qartë se klubet sportive tradicionale dhe të tjerët po kalojnë vitet më të këqija për sport në komunën e Ulqinit. Komuna e Ulqinit, apo pushteti vendor si shtylla dhe themeluesi i pothuajse të gjitha klubeve që veprojnë në Ulqin, së bashku me Ministrinë e Sportit janë fajtorët kryesorë për këtë situatë.
Është e papranueshme që Klubi i Basketbollit nga  një klub i liges se parë,për shkak të mungesës së burimeve financiare, ta ketë të pamundur pjesëmarrjen në garat e mëtejshme. Është e papranueshme që klubet e hendbollit të lihen në mëshirë të fatit, pa ndonjë mbështetje , qoftë ajo financiare apo e cfarëdo lloji. Është e papranueshme të lini klubin e futbollit Otrant në shtyllën turpit. U desh pothuajse një vit që pushteti vendor të rinovojë dhomat e zhveshjes në mënyrë që klubi ynë të bëhët nikoqir ne qytetin  tonë! Në klubet e tjera sportive situata është e ngjashme.
Të gjithë e dimë se financat janë problem, por mungesa e interesit të komunës për të gjitha problemet në Ulqin është një problem më i madh. Vetëm në Ulqin dhe nën një udhëheqje të tillë mund të ndodhë që, për shembull, Te mirat detare, e cila merr fonde të mëdha nga  Ulqini, nuk është e interesuar të ndihmojë klubet sportive dhe evenimente  të tjera, edhe pse dy anëtarë të bordit drejtues vijnë nga Ulqini.
Pra, ne pyesim publikisht nëse ka ndonjë autoritet më të madh lokal që është i përfshirë në zhvillimin e sportit? A e meritojnë fëmijët  tanë që stërviten dhe zhvillohen në këto klube  një sjellje dhe përbuzje te tillë nga pushteti lokal? Me këtë sjellje ky puahtet është duke ju humbur vullnetin e duke ju djegur shpresen atyre te rinjve qe sportin e kanë jetë, e të cilët me mish e me shpirt japin maksimumin e vet në cdo garë sportive.
Sigurisht që ata nuk e meritojnë, por prej një koalicioni të madh të formuar vetëm për interesa personale dhe  jo per interesa të përgjithshme ose të qytetit, asgjë tjetër nuk pritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi