Shaptafi (URA): URGJENTISHT TË ZBULOHEN HAJNAT NË ZONËN E ANËS SË MALIT

Nevryz ShaptafiKumtesë për opinion e këshilltarit të Lëvizjes Qytetare URA në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Nevryz Shaptafi.

Disa banorë të zonës se Anës së Malit më janë drejtuar në lidhje me problemet që kanë ndodhur vazhdimisht në atë zonë në muajt e fundit. Këto janë vjedhje në pronën private të banorëve të kësaj zone dhe shkaktimi i shqetësimit dhe frikës tek ata.

Në disa raste, banorët e asaj zone ju janë drejtuar juve me qëllim për të hedhur dritë mbi këto vepra kriminale dhe për t’i sjellë para drejtësisë autorët e këtyre akteve. Dy persona të dyshuar si autorë të këtyre krimeve jane kapur në aksionin policor.

Sidoqoftë, edhe pas kapjes së atyre personave, vjedhjet kane  vazhduar, që do të thotë se autorët e vërtetë nuk janë gjetur dhe nuk janë sjellë para drejtësisë deri më sot.

Nëse ekziston një vullnet në radhët e policisë në Ulqin për të hedhur dritë mbi këto krime, ose nëse është qëllimi i individëve të caktuar për të mbuluar autorët, dhe për të mbajtur banorët e kësaj zone me frikë për jetën dhe pronën e tyre, është një pyetje që ne po kërkojmë përgjigje nga autoritetet.

Është shqetësues fakti që policia nuk është në gjendje të sjellë para drejtësisë përgjegjësit në një zonë me rreth 6,000 banorë, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe ku ka vetëm një rrugë kryesore që lidh këtë zonë me qytetin.

Dështimi për të ndriçuar këto ngjarje në këtë rast të veçantë ngre dyshime se ndoshta i përshtatet dikujt për të ngritur tensione midis banoreve në këtë zonë, dhe kështu të krijojë mosbesim të këtyre banoreve ndaj institucioneve të sistemit.

Për këtë arsye, ne kërkojmë që ju të merrni URRGJENTISHT  masa dhe veprime në kompetencën tuaj në mënyrë që të gjeni dhe sillni autorët e vërtetë të krimeve të vjedhjeve në zonën e Anës së Malit sa më shpejt të jetë e mundur, duke u mundësuar kështu banorëve të asaj zone të vazhdojnë jetën e tyre pa frikë se do të rrezikojnë sigurinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi