Sharr travel: NË ULQIN KA NGRITJE TË ÇMIMEVE

 

Ulqin, Ulcinj, PanoramaPronar i kompanisë “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se interesimi i qytetarëve të Kosovës për të kaluar pushimet verore në Shqipëri thuajse është i njëjtë sikurse viteve të kaluara, shkruan gazeta “Zëri”.

Sipas tij, sivjet është rritur dukshëm interesimi i qytetarëve për të pushuar në Sarandë, Ksamil e Dhërmi, pasi që, sipas tij, në Velipojë dhe Shëngjin ka pasur lëvizje të madhe të çmimeve si rezultat i kërkesës së madhe.

Ai ka treguar se në Sarandë gjatë kësaj sezone kanë frekuentuar rreth 50.000 turistë nga Kosova. ”Saranda dhe Ksamili mbeten vendet bregdetare më të lira në Shqipëri, ku një kafe mund ta pish me 50 centë, sikurse në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tej Kurtishaj thotë se për dallim nga Shqipëria në Ulqin çmimet janë dukshëm më të larta, sipas të cilit sivjet ka ngritje të çmimeve për dallim nga vitet e kaluara. “Bregdeti i Malit të Zi, respektivisht Ulqini, është më i shtrenjtë, për dallim nga bregdeti i Shqipërisë. Ulqini për këtë sezon ka ngritje të çmimeve si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit politike në Turqi, pasi që një pjesë e turistëve që kanë pushuar në Turqi sivjet janë drejtuar drejt Ulqinit për të kaluar pushimet verore atje”, ka thënë më tej Kurtishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…