Hulumtimet arkeologjike në Shas, në kuadër të projektit “Rrugët e vazhdimësisë” të Ministrisë së kulturës të Malit të Zi, duhet të vazhdojnë këtë vjeshtë, shkruan “Vijesti”.
Arkeologët në krye me Mlladen Zagaraçaninin me padurim presin vazhdimin e punës, sepse ky vend, sipas fjalëve të tija, është një nga kryesorët për zgjidhjen e disa çështjeve të rëndësishme jo vetëm nga e kaluara jonë por edhe historia e regjionit nga Italia në Greqi.
Hulumtimet e fundit në Shas janë bërë në zonën e Nënqytetit. Gjatë hulumtimeve janë zbuluar shumë objekte arkeologjike si dhe një sasi e madhe e gjetjeve të lëvizshme arkeologjike që datojnë nga shek. VI deri në shek. XII.