SHB “Rumia”: NISJA PËR NË TARABOSH

Pas ngjitjes së para pak kohëve në majën e Rumisë, anëtarët e Shoqatës së bjeshkatarëve “Rumia” do të ngjiten në Tarabosh. Siç është thënë portalit UL-info nga kjo organizatë, të dielen, me 7 korrik, bjeshkatarët nga Shtegvashi, në Krajë, do të nisen në pushtimin e këtij mali mbi Shkodër, me lartësi mbidetare prej 593 metër.

“Meqë bëhet fjalë për kalimin e kufirit shtetëror, e kemi respektuar procedurën dhe i kemi dërguar kërkesë policisë kufitare për kalimin e kufirit jashtë vendkalimit kufitar”, thanë nga SHB “Rumia”.

Policisë kufitare është dorëzuar regjistri me 28 emra të cilët kanë treguar gatishmëri që atë ditë të shkojnë në këmbë dhe të kënaqen në bukuritë e natyrës nga Shtegvashi në Tarabosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…