Shehoviq dhe Cungu: NË INSTITUCIONET ARSIMORE NË ULQIN U INVESTUA DY MILION EURO

Shehoviq, CunguMinistri i arsimit dr. Damir Shehoviq me bashkëpunëtorë u takua sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun, me të cilin bisedoi për përcaktimin e hapave të mëtejmë në realizimin e dy projekteve të mëdha: ndërtimin e foshnjores në Ulqin dhe njësisë zonale të IP SHF “Bedri Elezaga” në Sukubinë.

Ato theksuan se është e nevojshme që të intensifikohen aktivitetet për ndërtimin e këtyre dy objekteve, me çka rrjeti i institucioneve edukativo – arsimore në territorin e kësaj komune do të jetë shumë më i pasur.

Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan që investimet në sistemin arsimor në territorin e Ulqinit në periudhën e kaluar ishin të konsiderueshme, duke veçuar këtu rikonstruktimin e SHF “Boshko Strugar”, SHF “Marshall Tito”, SHF “Bedri Elezaga” dhe Shkollës së mesme “Vëllazërim-bashkim”, të cilët janë rinovuar nëpërmjet Programit të efikasitetit energjetik në ndërtesat publike, me vlerë të përgjithshme prej 2.300.000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.