Shembuj të praktikave të mira të turizmit të ullinit: ULQINI KA NEVOJË DHE MUND TË BËJË MË SHUMË

Çdo vit, zona e Ulqinit bëhet gjithnjë e më e famshme për turizmin e ullinit. Produkte të tilla si voji i ullinit, kozmetika e vojit, suvenire tradicionale nga pema e ullinit, dhoma të ndryshme degustacioni të vojit, ture me guidë në Ullishtë, vjelja e ullinit, pasurojnë ofertën turistike lokale dhe tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në Rivierën e Ulqinit. Turistët duan një përvojë autentike, dhe me siguri do ta përjetojnë atë kur të kalojnë nëpër Ullishtën shekullore të Ulqinit.

Megjithatë, duke marrë parasysh mundësitë dhe nevojat, kjo është larg nga ajo që Ulqini ka dhe mund të bëjë. Është gjithashtu një fakt se kultivimi i ullinit tashmë kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e ofertës dhe zhvillimin e turizmit në Ulqin, veçanërisht në periudhën para dhe pas sezonit. Duke marrë parasysh problemin shumëdekadësh të sezonalitetit, turizmi i ullinit është një mundësi e shkëlqyer për të bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Nga pronarët e fabrikave të vojit dhe prodhuesit e vojit në Ulqin, turistët mund të blejnë voj ullini vendas me cilësi të lartë dhe me çmime të përballueshme, gjë që rrit fitimet e tyre, të cilat më pas investohen pjesërisht në mirëmbajtjen e ullinjve. Ekspertët në këtë fushë pohojnë se fuqia më e madhe e turizmit të ullirit përfaqësohet nga vojrat e ullinit me cilësi të lartë, të vlerësuar me çmime botërore.

Në plazhe, turistët mund të blejnë vojin e ullinit në shishe të vogla, i cili, përveç vlerës së tij të jashtëzakonshme ushqyese, përdoret shpesh për kujdesin e trupit ose për masazhe. Sapuni i ullinit i Ulqinit, i prodhuar dhe shitur nga prodhues të vegjël vendas, është gjithashtu i njohur dhe është veçanërisht i këndshëm për fytyrën dhe flokët e njeriut.

Në familjet e Ulqinit, voji i ullinit përdoret tradicionalisht për gatim, kurse objekte gastronomike që nuk përdorin vojin e ullinit vendas nuk konsiderohen me cilësi të lartë.

Sigurisht, ka edhe praktika të këqija, kryesisht ndërtimi i ambienteve të akomodimit prej betoni në Ullishtë, të cilat justifikohen vetëm nëse janë të pajisura dhe të projektuara për të promovuar kulturën e kultivimit të ullinit në Ulqin dhe relaksimin në një mjedis natyror.

Për të inkurajuar më tej lidhjen midis kultivimit të ullinit dhe turizmit, duhet të ketë panaire dhe më shumë ngjarje kushtuar kultivimit të ullinit në Ulqin. Dhe të gjitha me qëllim vendosjen e tre shtyllave të forta që do të mundësojnë qëndrueshmërinë e turizmit të ullinit: ekologjike, ekonomike dhe sociale, dhe për ta vendosur zonën e Ulqinit në hartën e rajoneve mesdhetare me voj ullini me cilësi të lartë.

Në Itali, për shembull, për tetë vjet me radhë, në javën e fundit të tetorit, organizohet Shëtitja Kombëtare nëpër Ullishtë, e cila mbahet nën kujdesin e Shoqatës së Qyteteve të Ullirit – Città dell’olio, që përfshin mbi 160 komuna italiane. Çdo komunë përgatit programin e vet, në përputhje me karakteristikat e saj territoriale dhe historike.

Në fund të muajit të 10-të, vjelja e ullinit është në kulmin e saj në të gjithë bredgedin tonë, dhe aroma e vojit të freskët dhe të ri të ullinit përhapet nga mullinjtë e vojit.

 

Ky tekst është krijuar si pjesë e projektit Turizmi i Ullirit – një vend i ri në ofertën turistike, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit, financuar nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitja e Pluralizmit dhe Diversitetit Mediatik. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi