Shëmtira prej betonit në Kala: SHUMË PYETJE, PAK PËRGJIGJE

Objekti ne Kala“A do të vazhdojë kompania “Ulcinj Resort” nga Kotorri ndërtimin e objektit në Kala apo inspeksioni do të prish një pjesë të ndërtesës e cila është jashtë gabariteve të caktuara me leje ndërtimi? A është firma prej Kotorit, në krye të së cilës është Rusja Olga Orlova, vetëm investitor formal apo pas çdo gjëje qëndron biznesmeni i fuqishëm Brano Miqunoviq, siç përflitet në Kala? Deri kur investitori ka afat të përfundojë objektin dhe pse në vendin e lëshuar të ndërtimit nuk ka tabelë kush po i bënë punimet, në bazë të cilit dokumentacion dhe deri kur?”, këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilat i shtron sot “Vijesti” në artikullin i cili merret me shëmtirën prej betoni në pjesën jugore të Kalasë.

Shtohet që vendasit e Kalasë apelojnë tek pushteti që ky objekt të hiqet ose përfundohet, sepse i tillë siç është prish ambientin e Kalasë së lashtë.

“Investitori të cilin ne asnjëherë nuk e kemi parë e as njohur, sa dimë, i ka të gjitha lejet vetëm që i ka tejkaluar gabaritet, gjë që konstatoi edhe inspeksioni. Duke marrë parasysh që edhe komuna edhe shteti i kanë dhënë të gjitha lejet e nevojshme, përgjegjësia është tek ato. Për këtë arsye ne do të nisim iniciativën për zgjidhjen e kësaj çështje në parlament”, tha kryetari i Shoqatës “Kalaja” Ismet Karamanaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi