SHËN VLADIMIRI: SUNDUESI FISNIK I TË MIRËVE NËN RUMI

Në këtë klimë shpirtërore të interkulturalizmit, lindi, jetoi dhe veproi shenjtori i parë në Evropën Juglindore në erën e re, shën Vlladimiri (rreth 970 – 22 maj 1016). Ai është pinjolli më i frytshëm i kësaj hapësire, të cilin banorët e nën Rumisë, e jo institucionet fetare, për së gjalli e shpallën të shenjtë. Ai është personalitet i bekuar i cili edhe pas një mijëvjeçari nga vdekja e tij fizike paraqet autoritetin e pakontestueshëm shpirtëror i cili bashkon Lindjen dhe Perëndimin, popujt, kulturat, religjionet dhe civilizimet e ndryshme.

Shën Vladimirit (Gjon Vladimirit) iu mvesh fuqia mbrojtëse ndaj tërë kësaj zone dhe prania e tij është konsideruar mirëbërëse, garanci e prodhimit dhe korrjes së mirë. Me mençurinë e tij të një burrështetasi, guximin dhe vuajtjet e vërteta, ai është bërë një nga gurthemelet e zhvillimit shpirtëror dhe shtetëror të identitetit të popujve nga shpatet e Rumisë.

Prej fëmijërisë Shën Vladimiri ishte besimtar i sinqertë, i pëlqyer nga Zoti, jeta dhe vdekja e të cilit rikujtojnë vuajtjet e profetëve të përshkruara në librat e shenjtë të religjioneve monoteiste. Person karizmatik, i gatshëm që për nevojat e shpëtimit të popullit të vet të ballafaqohet personalisht me sprovat më të mëdha dhe për shkak të tyre të përjetojë vuajtjet më të rënda.

Banorët e kësaj krahine besonin se dija e veçantë është dhunti e tija, e cila e bënte të aftë të bëjë mrekulli, prandaj njihej si mrekullibërës. Shpesh ceket se Zoti i Mëshirshëm, për shembull, e pranoi lutjen e tij dhe i shkatërroi gjarpërinjtë nga të cilët vdiq ushtria e tij në malin e Sumës.

Në Ostros, në Krajë, ekziston Pusi i Vjetër i cili, sipas gojëdhënës, u ndërtua në vitin 1001, më saktësisht në periudhën e sundimit të tij. Sipas legjendës, Shën Vladimiri erdhi “fluturimthi” mbi kalë, i cili pastaj i binte tokës me potkonj. Edhe pse kjo zonë e paujë, në këtë vend u hap burimi i ujit të gjallë. Ky pus, me thellësi 12 metër, edhe sot e kësaj dite përdoret nga banorët lokal.

Edhe më shumë u nderua pas vdekjes. Në mënyrë që i Gjithëpushtetshmi të dëshmojë meritat e martirit të lumnuar, Vladimirit, shumë njerëz, që vuanin sëmundje të ndryshme, u shëruan kur luteshin pranë varrit të tij.

E dinte ky kampion shpirtëror: që të jetojmë në paqe në Tokë, duhet të jetojmë në paqe me Qiellin. Nevojitet pajtimi i dyfisht.

Pikërisht kjo është simbolika e kryqit të tij, siç është zemra e njeriut pika ku dy vija priten. Kjo është rruga, mësimi dhe mesazhi të cilët na i la ky njeri i shenjtë dhe bashkëshortja e tij modeste, Kosara, e bija e mbretit të Maqedonisë Samoilit.

Ky sundues i fuqishëm gjatë rrugës për pushtimin e Dalmacisë, në vitin 997, nënshtroi edhe Dioklen (por jo Ulqinin, përkundër tentativave të fuqishme). Vladimiri u tërhoq nga selia e tij në Krajë në malin mahnitës të Sumës, në zonën e Anës së Malit, dhe për një kohë i bëri rezistencë ushtrisë më të fuqishme të Samoilit. Për ti ruajtur luftëtarët dhe popullin e vet, qytetet dhe vendbanimet, ai u dorëzua dhe u burgos në Prespë, selinë e mbretërisë së Samoilit.

Sipas kronikës së Priftit të Dioklesë, Kosara, për arsye fetare, i vizitonte të burgosurit dhe kështu e njoftoi Vladimirin. Knjazi i butë nga Dioklea e fitoi zemrën e saj me sjellje modeste dhe gjendje shpirtërore: ditët dhe netët i kalonte në agjërim të rreptë dhe lutje të gjata.

Kosara kërkoi nga i ati i saj që ta fal Vladimirin dhe t’i lejojë asaj që të martohet me të. I tha që më parë vdes se të martohet me dikë tjetër. Samoili e aminoi martesën e tyre dhe ia kthej Vladimirt sundimin e Dioklesë, duke përfshirë edhe zonën deri në Durrës. Meqë ishte i vetëdijshëm se për shekuj me radhë banorët e Dioklesë ishin të mësuar të “jetojnë në mënyrë të pavarur”, dhëndrin e obligoi vetëm të pranojë pushtetin suprem maqedonas.

“Dhe kështu mbreti Vladimir jetoi me bashkëshorten e tij Kosaren në shenjtëri dhe të papërlyer, duke puthur Zotin dhe duke i shërbyer ditë e natë, ndërsa popullin e besuar e sundoi me frikën nga Zoti dhe me drejtësi”, thuhet në Kronikë, deri kur Shën Vladimir u ftua në Prespë më 22 maj të vitit 1016, ku në tradhti u vra nga kushërinjtë e afërt të bashkëshortes së tij.

Nga varri i tij ndriçonte drita gjatë natës, ndërsa njerëzit vinin nga të gjithë anët për të kërkuar ilaç për sëmundjen e tyre ose për t’i dërguar lutje të ndryshme Zotit të Dashur.

Pas tre vitesh Kosares, siç transmeton Prifti i Dioklesë, i lejohet ta “marrë trupin e tij dhe ta çojë në vendin e quajtur Krajë, ku ishte pallati i tij, dhe ta vendos në kishën e Shën Mërisë”.

Populli i priti eshtrat e Shën Vlladimirt me nderimet më solemne, duke kënduar himne dhe lëvdata. Pelegrinazhet e shpeshta në varrin e sunduesit martir ishin arsye për ndërtimin e manastirit në atë vend.

“Trupi i tij rri shtrirë i tërë dhe i vjen erë sikur të jetë i lyer me aroma të shumta, ndërsa me dorë mban kryqin që e fitoi nga perandori. Në të njëjtën kish çdo vit për festën e tij mblidhen popull i madh, dhe fal meritave të tija dhe ndërmjetësimit të tij aty sot i bëhen shumë të mira atyre që luten me zemër të sinqertë. Bashkëshortja e Vladimirit të bekuar, Kosara, u bë murgeshë dhe duke jetuar me përkushtim ndaj Zotit dhe të shenjtës, përfundoi jetën në të njëjtën kishë dhe aty u varros, tek këmbët e bashkëshortit të saj”, shtohet në kronikën nga shekulli 12.

Theksohet më tej se kanë jetuar në “martesën e papërlyer” dhe si rrjedhojë nuk kishin pasardhës.

Për shkak të karizmit të tij të pamohueshëm, por edhe për shkak të sunduesve të rinj në Diokle, despoti bizantin Mihal Komneni i cili në vitin 1215 i barti reliktet e Shën Vladimirit në Durrës, ku ato u respektuan nga të gjithë qytetarët. Shën Vladimiri u shpall mbrojtës qiellor i këtij qyteti, i cili për shkak të pozitës së tij gjeostrategjike u quajt taverna e Adriatikut.

Ngjashëm veproi edhe njëri nga sunduesit më të njohur shqiptarë i shekullit 14, princi katolik Karl Topia. Ai në vitin 1362 i transferoi eshtrat e Shën Vladimirit në një manastir afër Elbasanit, në kishën Shijon (shkurtesë nga Shën Gjon). Sipas saj ky shenjtor e merr emrin Gjon. Të parën herë përmendet si Shën Gjon Vladimiri në vitin 1381.

Kjo kishë, gjegjësisht i tërë fshati është bërë qendra kulturore e tërë Shqipërisë. Për ta arritur qëllimin e tij për të unifikuar Shqiptarët dhe të krijojë kishin e bashkuar Topia shfrytëzoi thesarin e madh që kishte – reliket e Shën Vladimirit.

Njohësi i mirë i këtyre trojeve, historiani Milan Shuflaj, thekson se “legjenda për këtë shenjtor hyri në shpirtin e popujve të Ballkanit ndoshta më hapur dhe më thellë se asnjë tjetër”. Prandaj nuk duhet të habitemi se Shën Vladimir është shumë i nderuar dhe i respektuar në tërë Evropën Juglindore, ndërsa në Bullgari në ikonat dhe freskat u simbolizua si cari bullgar.

Përndryshe, objekti i parë i dedikuar këtij njeriu të shenjtë u ngrit në Kalanë e Ulqinit në fund të shekullit 13. Një shekull më vonë në burimet e shkruar përmendet vendi Shën Vladimiri, si dhe kisha katolike e Shën Mbretit Vladimir në fshatin Sumë.

Manastiri E papërlyera e Krajës ishte vendi i shenjtë ku mblidheshin popujt e të gjitha feve. Arqipeshku i Tivarit Marko Jorga shkruan në vitin 1697 se ky objekt fetar “fitonte shumë dhurata nga popujt përreth, madje edhe nga vetë muslimanët në ditën e festës së tij”.

Fisi i Androviqëve në Mikuliq, i cili e ruan kryqin e Shën Vladimirit, prej gjysmës së shekullit 18 kishte degën ortodokse dhe muslimane. Por, pavarësisht nga ndryshimi i identitetit fetar, popullsia nën Rumi pa dallim ia mveshi kësaj relike fuqinë magjike dhe pa dallim dëshironte që ajo të mbesë në këto treva.

Siç shkruan historiani Andrija Joviqeviq, për Zojën e Madhe, më 28 gusht, çdo vit në gërmadhat e manastirit në Ostros u grumbullonin një numër i madh njerëzish. Ndodhte të vijnë deri në 2000 njerëz. Të gjithë Kranjanët ndiznin qirinjtë në rrënojat e manastirit, ndërsa i gjithë populli që vinte nga jashtë drekonte tek muslimanët që jetonin përreth. E tërë dita kalonte në këngë dhe valle dhe gara kalorësisht. Ky adet fetar dhe popullor zgjati deri në mesin e shekullit 19.

Për më shumë se gjashtë shekuj në fillim të qershorit në Shijon organizohet manifestimi në nder të Shën Vladimirit. Atëherë aty transportohen eshtrat e shenjtorit të cilët prej vitit 1995 janë vendosur në kishën e re ortodokse në qendër të Tiranës.

Ngjashëm me zakonin e popullsisë nga nën Rumia e cila me shekuj e nxjerr kryqin e Shën Vladimirt, ndërsa me mijëvjeçar çon gurët në majën e Rumisë.

Kranjanët shpesh këndojnë: “Oj Rumija bjeshkë e naltë”. Dhe shikimi i tyre nuk shkon vetëm deri në majën e saj, por, para së gjithash, në drejtim të T ‘Madhërishmit, T’ Përjetshmit Krijues. Në të vërtet, siç thotë shkencëtarja gjermane Anemari Schimel, malet s’janë asgjë tjetër përveç shenja të gjithëpranisë hyjnore.

Prandaj për këtë popull ky mal është lidhja në mes qiellit dhe tokës, detit dhe liqenit, hapësirës dhe kohës. Në majën e tij është mogila e madhe nga epoka e Ilirëve, prandaj Rumia është shtylla tradicionale, interkulturore e kësaj pjese të Malit të Zi, kapitali më i rëndësishëm kulturor dhe trashëgimia e përbashkët e ortodoksëve, katolikëve dhe muslimanëve. E ajo mund të jetë vetëm pronë popullore dhe shtetërore, pronë e të gjithë qytetarëve të këtij vendi, madje edhe të gjithë Ballkanit.

Lum ato që këtë dëshirojnë ta marrin vesh dhe të cilët kuptojnë se poshtë këtij mali jetojnë në paqe, mirësi dhe harmoni tre besime që nuk duan të ndahen!

One Response

  1. Paqen, miresine dhe harmonine e prishi perbindeshi Amfilohije Radoviqi, me ndihmen e çetnikeve te Beogradit, duke ngre nje “kishe” ne maje te Rumise – vend i shenjte per shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Në rrugën përball Gjimnazit: PUNIMET E LËNA PËRGJYSËM SHQETËSOJNË BANORËT E ZONËS

Dr. Abdiq: KËTË FUNDJAVË SIMPOZIUMI I ORTOPEDËVE DHE TRAUMATOLOGËVE NË ULQIN
Dr. Abdiq: KËTË FUNDJAVË SIMPOZIUMI I ORTOPEDËVE DHE TRAUMATOLOGËVE NË ULQIN

Simpoziumi i ortopedëve dhe traumatologëve do të mbahet prej më 27 deri më 29 maj, në hotelin Riva në Ulqin. Simpoziumi do të grumbullojë mbi 50 ortopedë specialistë dhe specializantë, nga Mali i Zi, rajoni

CEDIS: TË PREMTËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË PREMTËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 27 maj, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet: në periudhën prej orës 08 deri në 14: një pjesë e vendbanimit

“Vijesti”: BEQOVIQËT RESPEKTOJNË MARRËVESHJEN, DO TË INVESTOJNË MBI 13 MILION NË HOTELIN “MEDITERAN”
“Vijesti”: BEQOVIQËT RESPEKTOJNË MARRËVESHJEN, DO TË INVESTOJNË MBI 13 MILION NË HOTELIN “MEDITERAN”

Kompania “Beqoviq management group”, blerësja e hotelit “Mediteran” në Ulqin, për momentin po e respekton në tërësi marrëveshjen të cilën në tetorin e vitit të kaluar e ka nënshkruar me Qeverinë dhe Rivierën

E.Ukoviq: INTERVISTË ME DREJTOREN E SH.F. “MARSHALL TITO”, MEDINA ÇOBAJ
E.Ukoviq: INTERVISTË ME DREJTOREN E SH.F. “MARSHALL TITO”, MEDINA ÇOBAJ

1.Para disa muajsh jeni emëruar si drejtoreshë e shkollës sonë. Çfarë ju ka motivuar që të panoni këtë post? Motivimi i veçantë vjen nga forca ime e që është optimizmi dhe qëndrimi im pozitiv që kam. Nga

Nimanbegu: As inxhinieri politike, as mos parime
Nimanbegu: As inxhinieri politike, as mos parime

Demantojmë pretendimet e zyrtarëve të UDSH-së dhe DPS-it se marrëveshja mes Forcës dhe koalicionit për Fillim të Ri është inxhinieri politike dhe se ata ndihen të mashtruar. Ne i hedhim poshtë plotësisht