Në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës të shtunën, duke marr parasysh situatën momentale, në mënyrë modeste u shënua Dita e Komunës së Ulqinit, ku përveç drejtuesve lokal ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve.
Në urimin dërguar qytetarëve kryetari i Komunës Loro Nrekiq shprehu pritshmërinë se me përkrahjen e Qeverisë së Malit të Zi shpejt do të dilet nga kjo situatë duke ftuar qytetarët e Ulqinit të respektojnë udhëzimet e Trupit Nacional Koordinues dhe rekomandimet e Skuadrës së Komunës për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Po e mbajmë gjallë shpirtin e festës”, tha kryetari i Kuvendit të Komunës Ilir Çapuni duke konstatuar se kjo ditë shënohet tash 20 vite.
E para e shtunë e prillit, sipas Statutit të Komunës së Ulqinit, është Dita e qytetit. Në këtë mënyrë, simbolikisht, shënohet fillimi i sezonit turistik, ndërsa qyteti rikujton traditat e veta detare dhe ullishtare.