Nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Komunës së Ulqinit kanë thënë se tash një kohë të gjatë funksionojnë me vështirësi për shkak të mungesës së zjarrfikësve.
Në vend të 44, sa janë të paraparë me sistematizim, në këtë institucion momentalisht punojnë 29 zjarrfikës.
Shefi i Shërbimit Saubih Mehmeti thotë se tash një kohë të gjatë presin pëlqimin e Ministrisë së Financave dhe Kujdesit Social dhe shpresojnë që ky problem do të zgjidhet.