Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit: RREZIK NGA PËRMBYTJET NË RRJEDHËN E LUMIT BUNA

 

PoplavaNë bazë të informacioneve nga komunikimi i drejtpërdrejtë me Shtabin e Emergjencave civile të Prefekturës Shkodër, situata aktuale hidrike, dukshëm ka ndikuar në ngritjen e nivelit të lumit Buna për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe shkarkimeve nga hidrocentralet në lumen Drin, e si pasojë paraqet rrezik për përmbytjen e fshatrave në afërsi të Lumit Buna si Bore, Lisen, Fraskanjel, Shëngjergj, Reç, Shënkoll e Shtoj.

Luten të gjithë banorët e zonave të rrezikuara të marrin të gjitha masat preventive në zbutjen e pasojave të mundshme nga përmbytjet pasi që parashikohen reshje intensive në ditët në vazhdim e sidomos më datat 10, 11 dhe 12 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…