Të nderuar shfrytëzues të parkingut,
Ju njoftojmë se Shërbimi i parkimit Ulqin, si ndërmarrje publike në shërbim të qytetarëve, kryen aktivitete me qëllim sigurimin e biletave për parkim falas për prindërit që bëhen me fëmijë në periudhën nga 01.10.2022. duke përfunduar me 31.12.2022.
Biletat e parkimit falas do të jenë të vlefshme për 6 muaj nga data e paraqitjes së aplikimit dhe prindërit do të mund të përdorin pa pagesë parkingun në zonën e parë dhe të dytë.
Për më shumë informacion rreth “baby biletave” mund të na shkruani në inbox, na telefononi në ☎️ 030 416 190, ose na vizitoni në ambientet e zyrës tonë në adresën Rr. Nënë Tereza çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 15:00.
Shërbimi i parkimit Ulqin me krenari paralajmëron një sërë aktivitetesh të tjera në periudhën e ardhshme që do të sigurojnë përfitime dhe përparësi tjera për shfrytëzuesit e parkingjeve publike në territorin e Komunës së Ulqinit.