Shërbimi postar në këtë qytet është themeluar në vitin 1880. Legjislacioni postar është zhvilluar sipas normave të konventave ndërkombëtare postare, derisa rregulloret postare janë publikuar sipas nevojes.
Kështu në vitin 1912 miratohet „Rregullorja për vozitjen e kamionçinës Tivar-Ulqin“. Transferta e postës në mes Tivarit e Ulqinit është kryer deri në vitin 1909 në këmbë, gjegjësisht me kalë, pastaj me kamionçinë, ndërsa nga qershori i 1913 me makinë.
Ulqini, mbasi që në të është ndërtuar stacioni postar, është bërë qendër e rëndësishme përmes të cilit janë tranzituar telegramët nga Evropa perëndimore në Shkodër, përkatsisht Turqi, dhe anasjelltas.
Kësi lloj trafiku është kryer mbi tre dekada, nga 1881 deri në vitin 1912, kur, për shkak të luftërave ballkanike është ndërprerë.