SHF “Boshko Strugar”: NESËR NË RANË PANAIRI I VITIT TË RI

Panairi i Vitit te ri, Novogodisnji sajamNxënësit e Shkollës fillore “Boshko Strugar” do të organizojnë të dielën, me 20 dhjetor, Panairin e Vitit të ri dhe program kulturo-artistik të rastit.

Ky manifestim do të mbahet për të tretën herë, prej orës 12 deri në 14 në Ranë.

Panairi do të ketë karakter shitës, sepse nxënësit, me çmime simbolike, për nevojë të seksioneve të shkollës, do të shesin punimet e veta.

Organizatorët kanë thënë se presin praninë e një numri të madh të qytetarëve, veçanërisht prindër të nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi