Nxënësit e Shkollës fillore “Boshko Strugar” do të organizoj të shtunën, me 21 dhjetor, Panairin e vitit të ri dhe shfaqjen e fëmijëve.
Ky manifestim do të mbahet nga ora 10-12 në Ranë, tek Kinemaja verore.
Panairi do të ketë karakter shitës, sepse nxënësit, me çmime simbolike dhe për nevojat e punës së seksioneve të shkollës, do të shesin punimet e dorës.
Organizatorët na treguan që presin praninë e numrit të madh të njerëzve, para së gjithash, të prindërve të nxënësve, sidomos mbasi që, siç pritet, të shtunën në Ulqin do të jetë moti i bukur.