Nën kujdesin e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Arsim cilësor për të gjithë”, u festua Dita e inkluzionit në sallën multimediale të Qendrës Kulturore Universitare Sportive.
Festimin e begatoi panairi ku morrën pjesë nxënës nga 40 shkolla malazeze.
Nxënësit tanë Albiona Katana, Aleksandra Kaluđerović, Dalila Dobardžić, Zoja Mitrović dhe Faris Dobardžić e prezantuan shkollën përmes një ekspozite me punime dhe botimeve, ku treguan se si kujdesen për inkluzionin dhe kulturën demokratike në jetën e përditshme.
Në konkursin “Luaj dhe fito për inkluzion”, ekipet e shkollave fillore treguan njohuritë e tyre më të mira në kuize dhe lojëra argëtuese, por edhe fituan çmime të vlefshme.
Përfaqësuesi ynë më i ri, Faris Dobardžić, fitoi një çmim të vlefshëm në ekipin e vendit të dytë dhe e përfaqësoi shkollën në mënyrën më të bukur.