SHF “Marshall Tito”: FESTOJNË PESË DEKADA ME LOGO TË RI

 

Shkolla fillore Marshall Tito, Marsal TitoShkolla fillore “Marshall Tito” feston këtë vit pesë dekada të themelimit, ndërsa jubileu do të shënohet me një sërë manifestimesh.

Udhëheqësia e këtij institucioni arsimor njoftoi se me vendim të drejtorit, mr. Arben Llunjit, u shpall Konkursi për zgjedhjen ideore të logosë.

“Me dëshirë që të komunikojmë me opinionin në mënyrë njohëse, që të prezantojmë karakterin e shkollës tonë dhe të ja ofrojmë opinionit, Sh.f. “Marshall Tito” dëshiron të caktojnë identitetin e vet vizual dhe të fitojë simbolin e vet themelor (logon) me të cilin do të prezantohet si shkolla më e madhe dygjuhësore në Ulqin dhe Mal të Zi”, thuhet në vendim.

Konkursi është i hapur dy javë, ndërsa punimi fitues do të shpërblehet me 100 euro.

Përndryshe, kjo shkollë këtë vit për herë të parë merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të arsimit në Novi Sad, ku, siç pritet, do t’i ndahet mirënjohja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi