Shkolla e jonë këtë vitë poashtu konkuroi për së pari herë për çmimi prestigjoz “OKTOIH” dhe u rendit ndër të pestat shkolla më të mira ne Mal Të Zi që garuan për këtë çmim.
Edhe pse nuk e morëm çmimin e merituar, vetë fakti se u perzgjodhëm në krye të listës si kandidat për këtë çmim për neve ishte sukses shumë i madh.
Fillimi i këtij viti shkollor ishte me shumë sfida si në aspektin arsimor dhe edukativ për institucionin tonë që solli reforma.
Vetëm për suksesin e arritur që të marrim pjesë për këtë çmim prestigjioz dhe të renditemi ndër shkollat më të mira, për këto katër muaj do të ishte më se e mjaftueshme.
Por jo!
Ne bëmë shumë më tepër, për këtë periudhë të shkurtër dhe në të ardhme të shpejt presim edhe më shumë e shumë shpërblime, suksese dhe arritje të reja.
1. Përmirësuam dhe ngritëm në një nivel më të lartë cilësinë-kualitetin e mësimdhënies klasore dhe lëndore
2. Ne kemi miratuar një plan veprimi pas vlerësimit të suksesit së mësimdhënësve
3. Kemi përmirësuar punën e aktiveve profesionale, Këshillit të klasëve dhe të paraleleve dhe kemi prezantuar – caktuar “Ditën e dyerve të hapura” të shkollës që do të mbahet çdo të mërkurë të parë të muajit
4. Arritem të zgjerojmë dhe të thellojmë bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Arsimit, Entin për Arsim dhe Qendrën e Provimit të Malit të Zi
5. Krijuam një bashkëpunim më cilësor dhe më kuptimplotë me Këshillin e prindërve të shkollës, me vetëqeverisjen lokale dhe sektorin e OJQ-ve
6. Krijuam nje ambinet të këndshëm, të bukur dhe cilësor në të cilën qëndrojnë, mësojnë dhe punojnë nxënësit, arsimtarët dhe punonjësit tjerë
7. Rregulluam oborrin e shkollës, rregulluam parkingun për punonjësit dhe prindërit, rregulluam parcelën pasqyrë, dhe filluam të rregullojmë një park botanik prapa shkollës
8. Kemi rregulluar dhe rrethuar kopshtin prapa shkollës, e cila disa dekada është shërbyer si deponi e egër, dhe “nuk ka vu dorë në të” askush, ndërsa ne tani do të mbjellim ullinj
9. Rregulluam qasje të sigurt dhe të parrezikshme në objektin përreth shkollës dhe siguruam ndriçimin e shkollës, ndriçim të cilësisë së lartë të oborrit të shkollës, të parkingut të shkollës, parkut të shkollës dhe ndriçimin publik pranë shkollës tonë. Poashtu bëmë përmirësimin e video mbikëqyrjes dhe kështu në përgjithësi përmirësuam kushtet e sigurisë për mbërritjen dhe qëndrimin e nxënësve dhe punonjësve të shkollës.
10. Poashtu kemi bërë pastrimin gjeneral në hapësirën mbrapa shkollës dhe kemi regulluar parkun dhe oborrin të cilin e kemi rrethuar, dhe kur është moti i mirë fëmijët munden edhe jashtë të kalojnë një pjesë të kohës duke u argëtuar në lojtoren e cila së shpejti do të montohet.
11. Kemi konkuruar dhe fituar të hollat në projektin që është shpallur nga Ministaria e Sportit ne lidhje me përmisimin e kushteve në sallën e shkollës, në vlerën e 34,800,00 euro. Mjetet të tjera në vlerë nga 5,553,00 do të jepen nga Komuna e Ulqinit.
Poashtu shkolla ka edhe mjetet e veta që do të i dedikoj për të krijuar kushte sa më cilësore për realizimin e mësimdhënijes dhe aktiviteteve sportive në sallë.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është promovimi i aktiviteteve sportive, sportit për fëmijë dhe të rinjëve në shkollë si dhe në komunitet sepse kjo sallë është e vetmja në qytet që përmbush standardet për disa sporte.
Salla sportive e shkollës ka qenë gjithmonë dhe do të jetë një vend që i shërben komunitetit në komunën e Ulqinit, por edhe më gjerë për të organizuar ngjarje të ndryshme si sportive ashtu edhe kulturore.
12. Kemi rregulluar dhe fituar për të parën herë klasën apo hapësirën multifunkcionale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ato që dëshirojnë të kenë qëndrim të zgjatur. Dua të theksoj se kjo është paralelja e parë në Ulqin me qëndrim të zgjatur, dhe se vetem disa shkolla fillore në Mal të Zi e kanë të mundshme këtë.
13. Kemi përfunduar problemin shumë vjeçar me ujrat atmosferike, gjegjësisht me shirat, në mënyrë që kemi hapur edhe kanalin më se 50 m të gjatë dhe kemi vendosur tuba të mëdha dhe 7 sifona për thithjen e ujit, të cilat i kemi lidhur tek kanalizicimi i qytetit. Ju siguroj që nga ajo ditë nuk do të ketë më problem me ujin asnjëherë, dhe me këtë kemi mbrojtur edhe sallën tonë e cila disa here është përmbytur nga ujrat.
14. Shkolla jonë poashtu është e kyçur në projektin transnacional “Bujqësia urbane” për ndryshimin e qyteteve: Modeli i qeverisjes me kapacitetet më të mira Institucionale dhe Përfshirjen Sociale (AgriGo4Cities). Projekti finansohet nga programi ndërkombëtar transnacional i Danubit. Së shpejti zonat tona të gjelbra do të bëhen një fermë urbane që do të jenë në dispozicion për të gjithë që janë të kyçur me shkollën tonë.
Ky projekt realizohet me ndihmën e Komunës së Ulqinit.
15. Në shkollën tonë me 23.12.2017, nga ora 09:00 deri 11:00 në ambientet e shkollës ” Marshall Tito” u mbajt bazari i parë dhe ekspozita e Vitit te Ri me punimet e nxënësve, dhe në atë rast janë mbledhur 525 Euro, të cilat janë dhuruar në qëllime humanitare, në formën e dhuratave fëmijëve të shkollës tonë. Dhurata poashtu kanë ofruar edhe prindërit si dhe Rotari Klub Ulqini.
16. Ne do të përpiqemi që në vazhdimësi, siç kemi arritur për një kohë të shkurtër kohe që administrata e shkollës të krijoj një atmosferë të këndshme pune dhe në shkollë mbizotërojnë marrëdhëniet e mira dhe korekte midis punonjësve.
Me nderime,
Mr Arben Llunji