SHF “Marshall Tito”: VIJON AKSIONI HUMANITAR

IMG-f512eb9caab30c09bb02ba642e34d075-VNjoftojmë opinionin publik që shkolla jonë „Marshall Tito“, ka ndërmarrë aksionin humanitar „ Një pallto për shokun / shoqen“ që organizohet nga data 7-13 dhjetor.

Siç e kemi bërë traditë viteve të fundit shkolla jonë në prag të festave të fundvitit ndërmerr aksione me qëllim humanitar.

Si pasojë e pandemisë këtë vit nuk kemi mundur të realizojmë shumë nga projektet e parashikuara, por ne gjithsesi kemi menduar të jemi pranë fëmijëve që në këtë kohë përballen jo vetëm me të ftoftit e dimrit por edhe me varfëri.

Aksioni jonë humanitar këtë vit mban emrin „ Një pallto për shokun/shoqen“, ku nxënësit që kanë mundësi dhe kanë pallto të cilat për arsye të ndryshme nuk ju duhen , i sjellin ato për një shok/shoqe që nuk e ka.

Këto ditë ne kemi mbledhur nje sasi të konsiderueshme te palltove dhe shpresojmë se deri në fund të aksionit të sigurojmë pallto për të gjithë nxënësit në nevojë .

Shfrytëzoj rastin që në emër të shkollës dhe fëmijëve përfitues, të falënderojmë publikisht të gjithë ata prindër dhe fëmijët e tyre që kontribuan ne aksionin tonë.

Drejtori,

Arben Llunji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi