Ekipi i ri i “Teatrit Teuta” dhe shfaqja e radhës mbushën sonte Sallën e madhe të Qendrës së kulturës në Ulqin.
Komedia “Buongirno” që ata interpretuan nuk la askënd indiferent dhe u prit me duartrokitje të gjata.
Në shfaqje luajnë Bashkim Alaj, Albana Zeçeviq, Musa Hoxha, Blerta Kurti, Edis Luka, Amra Demiri dhe Arbër Seferi.
Regjisorja e „Buongiornos“ është Edina Mustafiq Avdiu, skenografia dhe kostumografia nënshkruhen nga Jetmira Hoxha, ndërsa producent është Munib Abazi, i cili njëkohësisht udhëheq “Teatrin Teuta”.