Në skenën verore në Kalanë e Tivarit, mbrëmë në kuadër të festivalit veror në Tivar, për të dytën herë, u luajt shfaqja “Sveti i prokleti”(Të shenjtë dhe të nëmur) sipas legjendës për Vlladimirin dhe Kosarën.
Kjo shfaqje është projekt autorial i Qendrës kulturore në Tivar, sipas tekstit dhe regjisë së Obrad Neneziqit.
Bëhet fjalë për një nga tregimet më të bukura për dashuri dhe njerëzi, të inspiruar me ngjarje historike prej para një mijë vitesh në këtë hapësirë.
Nga Qendra kulturore e Tivarit për Portalin Ul-info kanë thënë se janë të gatshëm që këtë shfaqje të mrekullueshme në afatin sa më të shkurtër ta shfaqin në Ulqin.