Shisha bar: SHIKUAN NDESHJEN, PRONARI FITOI PADI

Shisha BarPolicia e Ulqinit ka iniciuar kërkesën për fillimin e procesit të kundërvajtjes kundër „Allaj Company” dhe përfaqësuesit të saj të autorizuar Skender Alloviq për shkak të “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Policia thekson se me 11 tetor të vitit të kaluar është prishur rendi dhe qetësia publike në mënyrë që në objektin e tij afarist “Shisha bar” nga ana e disa personave të pranishëm janë brohoritur fjalët ofenduese në bazë të përkatësisë nacionale “Shqipëri etnike”, “UÇK” dhe se janë valëvitur flamujt e shtetit tjetër Shqipërisë.

Alloviq akuzohet se për këtë gjë nuk e njoftoi policinë dhe se “humbi kontrollin e detyruar”.

“Njerëzit në lokalin tim ndoqën ndeshjen Armeni-Shqipëri. Nuk kishte asnjë lloj incidenti dhe as nuk erdhi policia. Mendoj se bëhet fjalë për skandal për të cilin do të njoftoj adresat vendase dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ambasadat e huaja dhe Delegacionin e BE-së”, thotë pronari i “Shisha bar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi