Shoqata kulturo-artistike „Ana e Malit“ festoi vitin e parë të krijimit. Siç u konstatua, të gjithë qëllimet e kësaj shoqate, misioni parësor i së cilës është ruajtja e traditës së kësaj zone, janë realizuar.
„Në vitin tonë të parë morëm pjesë në katër festivale të mëdhenj, si dhe në një numër të madh të manifestimeve tjera kulturore në vend dhe jashtë, gjë që për ne është sukses i madh. Sidomos për faktin se në këto festivale fituam edhe shpërblime“, njoftohet në koktejin e SHKA „Ana e Malit“, në të cilin i pranishëm ishte edhe kryetari i SHKA „Tradita“ Selatin Gjeloshi.
Nga kjo shoqatë në veçanti falënderuan sponsorët më të mëdhenj: Komunën e Ulqinit, Organizatën turistike, „Fabrikën Kurti“, „Arlind Tours“, „Lamiga“ dhe „Mobil Ars“, si dhe bashkatdhetarët tanë jashtë Cafo Bogen dhe familjen e Shaban Kaleziqit.