Shkalla e konkurueshmërisë së komunave: ULQINI MË I MIRË SE MESATARJA E MALIT TË ZI

Sipas mendimit të punëdhënësve, komuna e Ulqinit sipas shkallës së konkurueshmërisë është mbi nivelin e Malit të Zi, tregojnë rezultatet e anketës të cilën e ka bërë Ministria e financave.

Për dallim nga indeksi i zhvillimit i cili matë nivelin e zhvillimit të njësisë së vetëqeverisjes lokale, shkalla e konkurueshmërisë paraqet treguesin e potencialit, gjegjësisht atraktivitetit të komunës, shkruan Portal Analitika.

Sipas rezultateve vetëqeverisjet lokale më konkurrente janë Badva, Tivati dhe Podgorica, derisa më pak konkurrente janë Shavniku, Plava dhe Bijello Pole.

Me hulumtim janë përfshirë 1.174 ndërmarrje në të gjithë 21 komunat. Struktura e kampionit të sondazhit paraqet gjendjen e ekonomisë në nivel lokal, duke marr parasysh madhësinë dhe veprimtarinë e ndërmarrjes, përfundohet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi