Shkarkohen punëtorët e Kripores: PARALAJMËRUAN GREVË URIE

Otpusteni  radnici SolaneRreth njëzet punëtor të shkarkuar të Kripores kanë protestuar të hënën para portës së kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.

Ato thanë që nuk do ta marrin vendimin për ndërprerje e marrëdhënies së punës derisa kompania të ju paguaj të gjitha borxhet dhe të ju lidh stazhin e punës.

„Sipas cilave kritere kemi mbetur ne pa punë. Pse nga 20 punëtorët e shkarkuar 19 janë Shqiptarë. Kam të drejtë të dyshoj që e gjitha është bërë në baza nacionale“, tha Xhavit Cucoviq, i cili 25 vite ishte punëtorë i Kripores.

Kolegu i tij, me përvojë më të gjatë në këtë kompani, Smajl Çaushi tha që punëtorët e larguar  janë të gatshëm që për të drejtat e veta të luftojnë në çdo mënyrë, qoftë dhe me grevë urie.

Kryetari i Sindikatës së Kripores Marko Miranoviq theksoi që askush nga punëtorët e larguar të Kripores nuk do ti marrin vendimet derisa të flasim me udhëheqësin në falimentim Ratko Prentiq, si dhe ka paralajmëruar tubime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…