Organizata sindikale e Kripores ka lajmëruar sot policinë për rastin e ri të shkatërrimit dhe vjedhjes së pronës së ndërmarrjes. Punëtorët gjatë vizitës së terrenit kanë zbuluar që është dëmtuar transportuesi, i cili shërben për bartjen e kripës dhe mjeteve nga basenet.
Pjesëtari i sindikatës Nikolla Çillingiri ka thënë për “Dan” që personat e panjohur qëllimisht kanë shkaktuar dëmin dhe kanë marrë rreth 150 metër të kabllos treshtresorë të tensionit, i cili është shumë i shtrenjtë. “Ky është dëmi më i madh deri tani, sepse metra e këtij kablli kushton në mes 70 dhe 100 euro. Pa të transportieri është i papërdorshëm kështu që nuk ka dilemë që bëhet fjalë për sabotimin e radhës i cili ka për qëllim ti kthej punëtorët nga qëllimi për ta marrë me qira fabrikën ndërsa ndërmarrjen ta varros përfundimisht”, tha Çilingiri.