Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar dje ndryshimet e disa ligjeve me të cilët komuna e deritashme urbane e Tuzit është bërë “Komunë në përbërje të Podgoricës”.
Kundër këtij propozimit të PDS-së dhe Partisë boshnjake votuan deputetët e Forcës Genci Nimanbegu, Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj dhe deputeti i pavarur Dritan Abazoviq.
Në këtë mënyrë edhe një herë u shkelen marrëveshjet e partive shqiptare me PDS-në, prej të cilëve e fundit është “Aneksi 2” i Marrëveshjes për bashkëpunim, i nënshkruar në korrik të këtij viti në mes të Forcës dhe PDS-së. Në nenin 2, pikën 3 të kësaj marrëveshje, partitë nënshkruese u obliguan që deri më 30 nëntor “do të përgatisin të gjithë aktet e nevojshme për komunën Malësi-Tuz dhe do të ja dorëzojnë Kuvendit të Malit të Zi për miratim”.