Nga mesi i muajit të ardhshëm shkencëtarja amerikane Paula Royster do të qëndroj në Ulqin në mënyrë që të njoftohet me jetën e familjeve të Zezakëve të Ulqinit.
Specialiteti i saj i ngushtë është, gjenealogjia e Zezakëve afro-amerikanë.
Me këtë rast Royster do të mbajë dhe një ligjëratë në Qendrën kulturore.
Qëndrimin në Ulqin të kësaj shkencëtareje e realizojnë Organizata joqeveritare “Horizonti i ri” dhe Portali UL-info, me përkrahjen e Ambasadës së Amerikës në Podgoricë.