Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 19-vjecari dhe plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugorë Shkodër-Muriqan në vendin e quajtur fshati Zus.
Makina me të cilën po udhëtonte viktima Shuajp Gradeci dhe i plagosuri Simon Mjeda, pas përplasjes me një tjetër mjet, përfundoi në lumin Buna.
Sipas policisë, pas perplasjes, mjeti BMW me targa të Shkodrës që drejtohej nga 54-vjeçari Mjeda, doli jashtë rruge, duke rënë në rrjedhën e lumit Buna. Për pasojë u plagos drejtuesi, ndërsa 19-vjeçari Gradeci humbi jetën dhe trupi i tij u nxorr nga lumi nga persona që ndodheshin aty pranë.
Policia vijon hetimet për shkakun e aksidentit, duke mbajtur në cilësinë e përsonave të shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.